Hoxhaj: Demarkacioni fuqizon shtetësinë e Kosovës

Prishtinë, 9 gusht 2016 (MIA) - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj,  rikujtoi përfundimin e një procesi me një vend fqinj dhe mik, si Mali i Zi dhe tha se nga ky procesi i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi nuk ka kthim pas.

Hoxhaj, transmeton "Koha Ditore", tha se Kosova nuk humb asnjë metër me demarkacionin.

Këto komente ai i bëri sot gjatë prezantimit të punës së Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi.

Pasi përsëriti tri nivelet që identifikojnë vijën kufitare, shtoi se ky demarkacion plotëson sovranitetin e shtetësisë së vendit. Duke u regjistruar si kufi ndërkombëtar, kufiri me Malin e Zi i jep karakter ndërkombëtar shtetësisë së Kosovës.

Raportet me Malin e Zi, tha ministri Hoxhaj, janë të shkëlqyeshme. Ndërsa ratifikimi do të jetë një zhvillim historik për vendin. Ai tha se vota e deputetëve do të jetë reflektim i seriozitetit të politikave që ndjek Kosova.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail