SHBA-ja e dënoi dhunën në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 10 gusht 2016 (MIA) - Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaui deklaroi sot se është thellë i zhgënjyer nga dhuna gjatë takimit të Komisionit për punë të jashtme në Parlamentin e Kosovës, në të cilin anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi hedhi gaz lotsjellës.

"Jam i zhgënjyer që një anëtar e përdori dhunën për qëllime politike. Duhet të them se debati i javës së kaluar për demarkacion tregon si duhet të duket demokracia. gazi lotsjellës nuk është demokraci", theksoi Delaui.

Ndërkohë, ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti paralajmëroi protesta të reja në dhe para Parlamentit, kur do të votohet për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ai konsideron se marrëveshja paraqet "akt krininal dhe tradhti", duke shtuar se "janë të gatshëm t'i kundërvihen ratifikimit".

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që është nënshkruar gushtin e kaluar në Vjenë, duhet nesër të gjendet në rend dite të Parlamentit të Kosovës.

ky dokument është shumë i9 rëndësishëm për Prishtinën, sepse nga miratimi i tij varet nëse Brukseli do të miratojë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail