Bajden rikonfirmoi miqësinë e ngushtë, por edhe renditi detyrat që duhet t’i bëjë Kosova

Prishtinë, 17 gusht 2016 (MIA) - Zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden, sot i kaloi orët e paradites duke takuar liderët e Kosovës, të cilëve ua rikonfirmoi miqësinë personale dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bajden, transmeton Gazeta Express foli me emocion të madh edhe për të birin e tij, Bo Bajden, dhe lidhjen e tij me Kosovën, e cila tani po e nderon post mortum, duke emërtuar një rrugë me emrin e tij.

Por, miku i kosovarëve dhe numri dy i shtetit më të fuqishëm të botës pati kërkesa për Prishtinën zyrtare. Ai dha porosinë që Kosova ta miratojë demarkacionin, ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe të ndjek rrugën e pajtimit me Serbinë. Biden disa herë përsëriti se dhuna në Kosovë nuk duhet të përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

Një vizitë sa zyrtare, aq më shumë personale e numrit dy të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden u përcoll edhe me mesazhe të qarta politike. Kur erdhi koha që Bajden t’u flas mediave në Prishtinë, ai e nisi krejt me kujtimin e tij personal për Ibrahim Rugovën, e më pas tha se u ndie kampion para nipave të tij kur në aeroport doli ta presë Majlinda Kelmendi.

Por, për zëvendëspresidentin amerikan, Kosova gjatë periudhës kohore prej Rugovës e deri më sot, te Kelmendi, ka shënuar shumë progres dhe zhvillim, ndonëse ka ende sfida për të kaluar. Por për një gjë siguroi, se Amerika do të jetë gjithmonë aleat i kosovarëve.

Djali i tij, Bo Bajden pati ardhur në Kosovë, në vitin 2001, me mision për të ndihmuar në ndërtimin e sigurisë dhe gjyqësorit, në një vend të rrënuar nga sistemi dhe të sapo dalë nga lufta. Bo nuk jeton më, ndërsa vendi që atij i pëlqente shumë për shkak të sinqeritetit të njerëzve, pas kaq vitesh është zhvilluar dhe ka ecur mjaft përpara.

Kështu foli në Prishtinë, babi i tij, Xho Bajden, gjatë vizitës së tij zyrtare të dytë në Kosovë, si Zëvendëspresident i administratës së presidentit amerikan, Barak Obama.

Por, shteti për të cilin Bajden pati garantuar se pavarësia e tij nuk mund të zhbëhet, gjatë vizitës së parë të bërë në vitin 2009, ka ende disa sfida përpara siç janë lufta kundër korrupsionit, e edhe implementimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat tash e sa kohë janë penguar nga opozita.

Kjo edhe mund të jetë arsyeje se pse Bajden refuzoi t’i takojë ata, duke ardhur në Kosovë vetëm për të takuar prapa dyerve të mbyllura Kryeministrin Isa Mustafa, për të shtrënguar duart me Kryekuvendarin Kadri Veseli, e për të dalë në konferencë për shtyp me presidentin Hashim Thaçi.

"Është detyrë e qeverisë që të merret me korrupsionin dhe krimin. Është detyrë e ekzekutivit që t’i largojë zyrtarët e korruptuar e t’i dënojë kriminelët", tha Bajden në konferencë.

Duke u thirrur në fjalët e Hashim Thaçit se marrëveshja me Podgoricën është e drejtë, Bajden ka bërë thirrje që të miratohet marrëveshja e demarkacionit.

Këtë mesazh zëvendëspresidenti amerikan e dha pasi qëndroi më shumë se një orë në takim me presidentin kosovar Hashim Thaçi, të cilin gjatë kohës sa iu drejtohej mediave e vlerësoi mjaft shumë, madje edhe për kohen sa ky shërbeu si kryeministër i vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail