Në sulmin terrorist në Gaziantep humbën jetën së paku 50 persona

Ankara, 21 gusht 2016 (MIA) - Numri i viktimave nga sulmi me bombë, i kryer në qytetin juglindor turk Gaziantep arriti 50 persona, informon guvernatori i qarkut Gaziantep, cituar nga agjencitë botërore.

Sulmi me bombë ishte kryer gjatë një feste dasme. Mes viktimave ka gra dhe fëmijë.

Zëvendëskryeministri turk Mehmet Shimshek deklaroi se shpërthimi në Gaziantep, që gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë, me siguri është vepër e atentatorit vetëvrasës.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në mëngjes deklaroi se grupi Shteti Islamik me siguri ka dhënë urdhër për sulmin e mbrëmshëm.

Tani për tani asnjë organizatë terroriste nuk e ndërmori përgjegjësinë për aktin terrorist të përgjakur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail