Në Turqi sot pa punë mbetën edhe 2.800 gjykatës dhe prokurorë

Ankara, 24 gusht 2016 (MIA) - Autoritetet turke sot nga puna kanë pushuar më shumë se 2.800 gjykatës dhe prokurorë, që është episodi më i ri në spastrimet e filluara pas tentimit të pasuksesshëm  për grusht shtet më 15 korrik, bëri të ditur televizioni Si-En-En Turk.

Në Turqi pas tentimit për grusht shtet për të cilin Ankaraja zyrtare e akuzoi predikuesin islamik Fetullah Gjylen, nga puna janë pushuar ose suspenduar rreth 80.000 persona nga shërbimi shtetëror, gjyqësia dhe policia, transmetuan mediat britanike.

Qeveria turke pohon se ndjekësit e Gjylenit me vite mbrapa kanë punuar në atë që të infiltrohen në institucionet shtetërore me qëllim ta rrëzojnë pushtetin.

Gjyleni, i cili nga viti 1999 jeton në egzil vullnetar në shtetin federal amerikan Pensilvani, i mohon akuzat e Ankarasë zyrtare dhe e dënoi tentimin për grusht shtet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail