Jëldërëm: Turqia nuk do të pranojë formimin e administratës kurde në Sirinë Veriore

Ankara, 24 gusht 2016 (MIA) - Turqia nuk do të pranojë as mundësinë për formimin e çfardo lloji të njësitit territorial kurd në Sirinë Veriore, deklaroi sot kryeministri turk Binali Jëldërëm në konferencën e përbashkët për shtyp me nënpresidentin amerikan Xho Bajden në Ankara, lajmëron TASS.

"U dakorduam me SHBA-në se përfaëqsuesit e Partisë "Unioni Demokratik" dhe Forcat për mbrojtjen e popullit nuk duhet të kalojnë në perëndim të lumit Eufrat dhe të veprojnë aty. Nuk do të pranojmë asnjë llojë njësiti territorial të PUD-së në Sirinë Veriore, në perëndim të Eufratit, pasi atë e vlerësojmë si kërcënim për sigurinë tonë kombëtare" deklaroi Jëldërëm.

Ai theksoi se Turqia e vlerëson si shumë të rëndësishme ruajtjen e integritetit territoril të Sirisë.

Jëldërëm deklaroi se SHBA-ja duhet ta hetojë çështjen e mbështetjes për forcat siriane dhe kurde.

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se forcat e kurdëve sirianë do ta humbin mbështetjen e SHBA-së nëse nuk tërhiqen në lindje të lumit Eufrat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail