Katimerini: Mbi 30 milionë cigare të kontrabanduara janë sekuestruar në dy porte greke

Selanik, 26 gusht 2016 (MIA) - Doganierët grekë sekuestruan kontejnerë në portin në Pire dhe në Selanik me cigare të kontrabanduara destinacioni përfundimtar i të cilave duhej të ishte Maqedonia, njoftoi Katimerini.

Dërgesa në Selanik ka qenë në dy kontejnerë, e deklaruar si shishe me verë, të cilat kanë përmbajtur 23.4 milionë cigare vlera e të cilave është 4.16 milionë euro.

Në Pire është sekuestruar një kontejner i deklaruar si mobilje, ndërsa në të cilin ka pasur 10,85 milionë cigare në vlerë prej rreth dy milionë eurosh.

Sipas kumtesës të Doganës, destinacioni përfundimtar i të dy dërgesave është dashur të jetë Maqedonia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail