Nëntë viktima dhe 64 të plagosur në atentatin me autobombë në Turqinë Juglindore

Ankara, 26 gusht 2016 (MIA) -  Nëntë persona humbën jetën, ndërsa 64 janë plagosur sot në sulmin me autobombë ndaj një pike kontrolli policore në Xhizre, në qarkun Sharnak, në juglinde të Turqisë. 

Shpërthimi ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Nuk është e qartë se kush e ka kryer sulmin, por mediat turke kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Muajve të fundit, në Xhizre ka pasur shpesh orë policore nga autoritetet turke, që luftojnë militantët kurdë.

Fundjavën e kaluar, ndërkaq, nga një sulm vetëvrasës në Gaziantep të Turqisë janë vrarë mbi 50 veta. Për këtë sulm, autoritetet turke kanë fajësuar grupin militant Shteti Islamik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail