Grupi i lidhur me PKK-në e mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm në qytetin turk Xhizre

Ankara, 26 gusht 2016 (MIA) - Grupi, i cili llogaritet si degë ushtarake e Partisë Punëtore Kurde (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin e sotëm në qytetin Xhizre, ku u vranë rreth 11 veta, ndërsa dhjetëra tjerë janë plagosur, kumtoi agjencia Fërat, e afërt me luftëtarët kurdë, transmeton BTA.

Grupi Forca për mbrojtje popullore njoftoi se ka kryer sulm vetëvrasës në shenjë proteste kundër izolimit të liderit të kryengritësve kurd Abdullah Oxhalan, i cili vuan burg të përjeshëm në Turqi.

Në të njëjtën kohë organizata e mori përgjegjësinë edhe për sulmin e djeshëm në Artvin, në verilindje të Turqisë kundër shoqërimit të motorizuar të liderit opozitar Kemal Këlëçdaroglu, duke saktësuar se ai nuk ka qenë caku konkret.

Në sulmin e sotëm ndaj postbllokut policor në qytetin Xhizre, në juglindje të Turqisë, së paku 11 veta kanë humbur jetën, ndërsa 78 janë plagosur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail