Qeveria e Kosovës e dënon sulmi ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së

Prishtinë, 29 gusht 2016 (MIA) - Qeveria e Kosovës dënoi ashpër sulmin me mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

"Ky akt kriminal është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave në Kosovë dhe përpjekje për pengimin e fjalës së lirë, si një prej vlerave më të rëndësishme në shoqërinë kosovare", thuhet në reagim.

Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e cilësuar si veprim kriminal, informon REL.

"AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast, i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaçërisht atyre që punojnë në televizionin publik", thuhet në reagimin e AGK-së.

Shpërthimi prapa shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala ka ndodhur të dielën në mbrëmje dhe ka kaluar pa pasoja në njerëz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail