Turqia do të lejojë vizitë në Inxhirlik, nëse Berlini distancohet nga Rezoluta për gjenocidin ndaj armenëve

Ankara, 29 gusht 2016 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu sot deklaroi se vendimi i Ankarasë për leje të deputetëve gjermanë që ta vizitojnë bazën ajrore Inxhirlik, ku janë të stacionuar ushtarët gjermanë, varet nga ajo nëse Qeveria në Berlin do të distancohet nga rezoluta me të cilën vrasjet masive të armenëve në vitin 1915 u cilësuan si gjenocid.

Pasi që Qeveria gjermane në qershor e miratoi këtë rezolutë, Turqia u ndaloi deputetëve gjermanë që ta vizitojnë bazën Inxhirlik, e cila ndodhet në afërsi të kufirit me Sirinë.

Çavushoglu në konferencën për shtyp në Ankara tha se vizita do të mundësohet, "nëse Gjermania i ndërmerr hapat e domosdoshëm".

"Por, përfat të keq dua të them se atyre që përzihen në historinë tonë dhe manipulojnë me të në mënyrë jo të ndershme, nuk mund t'u lejohet vizitë", deklaroi Çavushoglu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail