Fajon: Fillimisht demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, pastaj liberalizimi i vizave për Kosovën

Bruksel, 29 gusht 2016 (MIA) - Dhuna dhe incidentet në Kosovë mund të krijojnë vështirësi në Bruksel kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

Kështu ka thënë raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon. Këto deklarime i ka bërë në prag të votimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend

Fajon ka shtuar se demarkacioni mund të garantojë përparim në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo kjo ndodhë nëse raportohet pozitivisht për demarkacionin nga Prishtina.

"Të shohim fillimisht si do të shkojë votimi për demarkacionin. Sidoqoftë, besoj se do të marrim rezultat pozitiv dhe kjo është ajo që ne të gjithë e presim në Bruksel. Nuk dua të spekuloj për liberalizimin e vizave në Kosovë, kjo shkon hap pas hapi", ka thënë Fajon për Radion Evropa e Lirë.

Tanja Fajon është pjesë e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën.

Opozita kosovare ende beson se marrëveshja e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi do t’i shkaktojë vendit humbjen e 8 mijë hektarëve tokë.

Seanca e demarkacionin është planifikuar të mbahet të enjten më 1 shtator.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail