Kurc i shqetësuar për shkak të rritjes së radikalizimit islamik në Ballkan

Vjenë, 19 shtator 2016 (MIA) - Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurc, i cili u nis për në Nju-Jork, në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shprehi shqetësim lidhur me radikalizimit islamik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas nismës së tij në Misionin e Austrisë në KB sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Kurc deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kahëzuar drejt Brekzitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Kurc theksoi se posaçërisht autoritetet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t'i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje, "sepse atje po përhapet ndikimi fetar-ideologjik, ndërsa gratë paguhen që në rrugë të ecin të mbuluara".

Lidhur me projekt-konkludimet nga samiti i KB-së për krizën e refugjatëve, Kurc konsideron se është pozitive ajo që tashmë është pranuar se problemi me migrantët dhe refugjatët është problem global.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail