Një zjarr i madh shpërtheu në ishullin Lezbos

Athinë, 20 shtator 2016 (MIA) - Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në kampin e refugjatëve "Morija" në ishullin grek Lezbos në Detin Egje, kumtoi një përfaqësues i policisë lokale.

Mediumet greke lajmëruan se mes tre dhe katër mijë migrantë kanë ikur nga kampi, duke e shfrytëzuar kaosin që është krijuar gjatë zjarrit.

Tani për tani nuk ka informata për viktima gjatë sihisë së zjarrit, e cila e shkatërroi tërëssisht një pjesë të madhe të tendave në të cilat ishin të vendosur migrantët.

Shuarja e zjarrit dhe qasja e ekipeve zjarrifkëse në kamp ishte vështirësuar nga rrahjet që shpërthyen ndërmjet migrantëve të nacionaliteteve të ndryshme gjatë incidentit. Megjithatë, pas disa orë mundimesh, zjarrfikësit arritën gjatë natës që në tërësi tashuajnë zjarrin.

Shkaqet për zjarrin tani për tnai nuk janë të ditura, por policia supozon se sipas të gjitha gjasave, ai është shkaktuar qëllimisht.

Gazeta "Katimerini" pohon se zjarri ka shprëthyer gjatë përleshjeve që u shkaktuan pas protestave të djeshme të migrantëve, të shkaktuara nga zërat jozyrtarë se autoritetet po planifikojnë së shpejti t'i kthejnë në Turqi.

Protestave të migrantëve u parapriu një tubim i banorëve lokal në fshatin Morija, të cilët nga autoritetet kërkuan dislokimin e kampit të refugjatëve nga ishulli.

Pas këtij tubimi dhe informatave se do të pasojë ekstradimi i tyre në Turqi, një grup prej rreth 300 migrantëve e brakktisën kampin dhe u nisën në protestë drejt fshatit Morija, por u parandaluan nga policia, e cila i detyroi të kthehen. Sipas "Katiemrini"-t, derisa migrantët janë kthyer në kamp, zjarri shpërtheu në një plantacion të afërt të ullinjve, i cili më vonë është zgjeruar edhe në qendrën e refugjatëve.

Sipas të dhënave të autoriteteve greke, gjatë shpërthimit të zjarrit në kampin "Morija" kanë qëndruar rreth 5.650 refugjatë dhe migrantë, edhe pse objekti ka kapacitet për vendosje të 3.500 personave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail