Kryeministri i BeH e përshëndeti pranimin e aplikacionit për anëtarësim në BE

Bruksel, 20 shtator 2016 (MIA) - Bashkimi Evropian sot dha dritë të gjelbër për kërkesën e Bosnjë e Hercegovinës për hyrje në BE, duke bërë një hap përpara në procesin e gjatë në të cilin Sarajeva shpreson se do të marrë pozitë në BE, transmeton BTA.

Kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq sot deklaroi se dhënia e dritës jeshile për kërkesën e Bosnjë e Hercegovinës për hyrje në BE është moment historik për rrugën evropiane dhe të ardhmen evropiane të vendit.

Pasi lutja për anëtarësim në BE u shtrua në shkurt të këtij viti dhe pasi janë plotësuar të gjitha kushtet për shqyrtimin e kësaj kërkese, Këshilli i BE-së sot zyrtarisht kërkoi nga Komisioni Evropian të japë mendim. Në praktikë kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme Bosnjë e Hercegovina do të marrë pyetësor, me disa mijë pyetje në të cilat duhet të përgjigjet, precizojnë mediat boshnjake.

Zvizdiq theksoi se ky është një prej lajmeve më pozitive për Bosnjë e Hercegovinën, për të gjithë qytetarët e saj, për të ardhmen evropiane të vendit dhe veçanërisht për të rinjtë, të cilët sipas tij, së shpejti do të jetojnë në Bosnjë si anëtare e Bashkimit Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail