Kroacia do të kërkojë nga SHBA-ja dhe BE-ja mbrojtjen e kroatëve në BeH

Zagreb, 22 shtator 2016 (MIA) - Si rezultat i ngjarjeve të fundit në Bosnjë e Hercegovinë, Kroacia gjatë ditëve të ardhshme do të reagojë në nivel të lartë deri te SHBA-ja dhe BE-ja, si dhe përmes Këshillit për implementimin e paqes, me qëllim që t'u sigurojë mbrojtje kroatëve në BeH, publikoi sot gazeta "Jutarnji list" e Zagrebit, duke iu referuar burimeve të afërta me kreun politik kroat.

Gazeta thekson se presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila ndodhet në Nju-Jork ku merr pjesë në seancën e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, me kujdes i ndjek ngjarjet në BeH dhe në çdo rast thekson se midis të tjerash prioritet i Zagrebit është "t'i tregojë bashkësisë ndërkombëtare për pozitën e kroatëve boshnjakë".

Sipas këshilltarit aktual të Grabar - Kitaroviq dhe ish-ministrit kroat të Punëve të Jashtme, Mate Graniq, Kroacia ka të drejtë legjitime që të luftojë për barazinë e kroatëve në BeH.

"Në këtë moment në BeH ndodhin më shumë procese të rëndësishme. Nga njëra anë është paralajmërimi për referendum në Republikën Sërbska, mbajtjen e së cilit e dënoi bashkësia ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër Brukseli insiston që BeH ta fillojë procesin e negociatave për anëtarësim në BE", deklaroi Graniq.

Sipas tij, në kushte të tilla kur zgjidhet e ardhmja e BeH-së, për kroatët me rëndësi të veçantë është çështja për pozitën e tyre të barabartë në vend.

"Bëhet fjalë për mbivotimin e kroatëve të cilët nuk mund ta realizojnë atë që është esenciale dhe e drejtë e tyre me Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa para së gjithash Konstituimin dhe barazinë në BeH. Është mjaft e qartë se pozita e Kroatëve në BeH, por edhe vetë BeH do të jenë lënda më e rëndësishme e interesit të presidentes kroate, ndërsa fuqimisht besoj edhe në Qeverinë kroate", deklaroi Graniq.

Ai vlerëson se me ardhjen e bashkëbartiakut të Grabar - Kitaroviq, liderit të Bashkësisë demokratike kroate (HDZ), Andrej Plenkoviq në pozitën e kryeministrit të Kroacisë, krijohen kushte Zagrebi të ketë "një politikë të vetme shtetërore ndaj BeH".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail