Komiteti i Monitorimit të APKiE-së mblidhet për herë të parë në Shqipëri

Tiranë, 22 shtator 2016 (MIA) - Komiteti i Monitorimit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u mblodh për herë të parë në Shqipëri në një takim me temë "Dialogu dhe Toleranca Ndërfetare".

Takimi, i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, bëri bashkë përfaqësues nga 47 vende anëtare të APKiE-së.

Në fjalën hapëse, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj bëri një prezantim të punës të parlamentit shqiptar, duke e vënë theksin tek reformat e ndërmarra dhe veçanërisht ndryshimet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë sundimit të ligjit në vend, njofton ATSH.

"Parlamenti është seriozisht i angazhuar në fushën e reformës në drejtësi, një nga reformat më të mëdha e më të thella të 25 viteve demokraci. Kemi kaluar me konsensus paketën e reformës kushtetuese më 21 korrik, e cila falë përkushtimit personal të kryetarit të Kuvendit, si rrallë ndonjëherë, u miratua në mënyrë unanime me të gjitha votat e parlamentit", tha Leskaj.

Po ashtu, ajo e vuri theksin dhe tek miratimi i ligjit të vetingut në muajin gusht, ndërsa shpejt do të kalojmë dhe ligjin "Për pushtetin gjyqësor" dhe atë të Prokurorisë e më pas me plotësimin e paketës së plotë, paralel me disa reforma të tjera, tha Leskaj.

Nënkryetarja e Kuvendit u ndal edhe te çështja e barazisë gjinore në Kuvend, duke theksuar se "Parlamenti shqiptar përbëhet nga 140 deputetë nga të cilët 32 janë gra, numri i grave është dyfishuar në raport me legjislaturën e fundit po kemi ende rrugë për të bërë.

Pas fjalës së nënkryetares Leskaj, Komiteti i Monitorimit i APKiE-së, i vazhdoi punimet duke diskutuar mbi Raportin e Këshillit mbi Moldavinë, Turqinë, Maqedoninë dhe çështje të tjera të komunitetit si raporte periodike mbi vendet në monitorim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail