Në Durrës sekuestrohen 130 kilogramë kanabis

Durrës, 24 shtator 2016 (MIA) - Policia e Durrësit ka sekuestruar 130 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa të gjetur në një mjet kamion të një kompanie konfeksionesh në Portin e Durrësit, njoftojnë mediat shqiptare.

Droga u gjet mbrëmjen e së premtes dhe në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, shtetasi Edmond Xhaja, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Policia thotë se droga ishte e mbështjellë në 100 pako në kamionin tip Benz me targa AA 143 NC e fshehur në brendësi të një dërgesë me konfeksione që do të eksportoheshin në Itali.

Kjo ka bërë që policia të dyshojë se edhe lënda narkotike e fshehur në këtë dërgesë të kishte destinacion tregun italian.

Policia thotë se është duke vijuar hetimet, ndërkohë që ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A.X., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe pronar i kompanisë në fjalë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail