Izetbegoviq: Nuk do të ketë luftë

Bërçko, 25 shtator 2016 (MIA) - Kryesuesi i Kryesisë së BeH-së, Bakir Izetbegoviq deklaroi se në Bosnje nuk do të ketë luftë dhe askush nuk do ta shkatërrojë Republikën Sërpska.

"Ne do ta ruajmë këtë vend dhe Marrëveshjen paqesore të Dejtonit dhe të gjithë qytetarët, edhe serbët, edhe kroatët edhe boshnjakët. Nuk do të ketë kurrëfarë luftëra, pasi do të bëhen të mençur ata në Banja Llukë", deklaroi Izetbegoviq.

Ai shtoi se askujt në BeH nuk i nevojitet luftë, ndërsa "luftërat fillojnë kur një popull do të sillet në situatë kur më nuk mund të durojë disa punë, e në pozitë të tillë nuk gjendet askush në vend".

"Më së vështiri e kanë boshnjakët që janë kthyer në RS. Nuk do të ndodh që serbët në BeH të fillojnë luftë që të ndajnë diçka me të cilën sundojnë në mënyrë sovrane dhe njerëzit nuk do të nisen në atë rrugë", tha Izetbegoviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail