Ankaraja përgatiti listë të re me 20.000 të dyshimtë ithtarë të Gjulenit

Ankara, 26 shtator 2016 (MIA) - Shërbimet speciale turke përgatitën listë të re, e cila përfshinë 20 mijë të dyshimtë anëtarë të grupacionit të klerikut islamik Fetullah Gjulen, të cilët për komunikim midis njëri-tjetrit kanë përdorur aplikacionin në celular "BajLok", shkruan sot gazeta "Milijet".

Autoritetet turke vlerësojnë se grupacioni i Gjulenit, i cili jeton në SHBA, qëndron pas tentimit për grusht shtet në Turqi më 15 korrik.

Sipas gazetës "Milijet" në listë janë të përfshirë nëpunës nga të gjitha institucionet shtetërore në Turqi.

Gazeta "Hyrijet" shkruan se në listë, së bashku me politikanë të njohur dhe nënpunës figurojnë edhe 479 gjykatës dhe prokurorë.

Kohë më parë shërbimi kombëtar i kundërzbulimit i Turqisë MIT përpunoi listën me emrin e 53 mijë mbështetësve të Gjulenit, të cilët gjithashtu midis njëri-tjetrit kanë komunikaur me shifra përmes aplikacionit BajLok.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail