BE: Referendumi në Republikën Sërpska nuk ka bazë ligjore

Bruksel, 26 shtator 2016 (MIA) - Bashkimi Evropian sot doli me qëndrim se referendumi i djeshëm i entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë, Republika Sërpska, nuk ka bazë ligjore, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Megjithatë, përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian Maja Kocijançiç, Brukseli zyrtar sot u bëri thirrje institucioneve në BeH t'i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura në kuadër të kornizës ekzistuese kushtetuese dhe përmes dialogut konstruktiv, ndërsa u bëri thirrje edhe të përmbahen nga aktivitetet që mund të sjellin deri në eskalimin e gjendjes.

"Referendumi në Republikën Sërpska nuk ka bazë ligjore, sepse Gjykata kushtetuese e BeH-sl vendosi ta suspendojë vendimin, derisa nuk vendos për kushtetutshmërinë e referendumit. Ky referendum nuk mund ta ndryshojë vendimin përfundimtar dhe obligues të Gjykatës Kushtetuese në BeH. Ne presim dhe i inkurajojmë institucionet në BeH t'i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura në kuadër të kornizës ekzistuese kushtetuese dhe përmes dialogut konstruktiv. Me rëndësi është për të gjitha palët që të përmbahen nga aktivitetet që mund të eksalojnë dhe Bosnje e Hercegovina të përkushtohet në reforma në politikën ekonomike dhe sociale që do ta afrojë ndaj bashkimit Evropian", deklaroi Kocijançiç.

Në referendumin e djeshëm në Republikën Sërpska, 99 për qind e votuesve e kanë mbështetur propozimin e 9 janarit që të festohet si dita e entitetit serb në BeH, që prej paraprakisht për jokushtetuese e shpalli Gjykata Kushtetuese e vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail