Xhonson: Londra dhe Ankaraja kanë qëndrime identike për krizën siriane dhe luftën kundër SHi-së

Ankara, 27 shtator 2016 (MIA) - Autoritetet në Britani të Madhe dhe Turqi kanë pikëpamje të përbashkëta për serinë e temave rajonale edhe në këtë pjesë edhe në lidhje me konfliktin sirian, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson në konferencën për shtyp pas bisedimeve me kolegun e tij turk Mevlud Çaushoglu, transmetoi TASS.

"Ne kemi shumë pikëpamje të ngjashme dhe të afërta për çështjet rajonale për temat për zgjidhjen e konfliktit në Siri, për çështjet për luftën me (grupin terrorist) Shteti Islamik. Dhe ne i mbështesim të gjitha përpjekjet e Turqisë në këtë drejtime", theksoi Xhonson.

Shefi i diplomacisë turke, gjithashtu, foli për vullnetin e përbashkët të Turqisë dhe Britanisë së Madhe në lidhje me luftën kundër Shtetit Islamik, transmetoi NTV.

Sipas Çaushogllut, dy vendet kanë pikëpamje të përbashkëta për çështjen për sigurimin e armëpushimit në Siri. Ai shprehu keqardhje për vendimin e Britanisë së Madhe që të ndahet nga BE-ja por nënvizoi se duhet të respektohet vullneti demokratik i popullit. Njëkohësisht, shefi i diplomacisë turke konsideron se kjo mund të paraqesë mundësi që marrëdhëniet midis Turqisë dhe Britanisë së Madhe të marrin vlera të reja.

"Ne e braktisim Bashkimin Evropian, por nuk e braktisim Evropën", ka vërejtur Xhonson, cituar nga mediat britanike.

Çaushoglu shprehu kënaqësi nga politika e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me Partinë Punëtore Kurde (PKK).

"E shikojmë mbështetjen e Britanisë së Madhe në luftën kundër PKK-së. Dëshira jonë është që këtë mbështetje ta rrisim", theksoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail