Kristalina Georgieva kandidate e re e Bullgarisë për sekretare të përgjithshme të KB-së në vend të Irina Bokova

Sofje, 28 shtator 2016 (MIA) - Bullgaria e ndryshon kandidaten e saj për sekretare të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Irina Bokova me Kristalina Georgieva, në pajtim me vendimin e Qeverisë.

"Qeveria bullgare duhet t'i japë shans kandidates, e cila do t'i japë më shumë fuqi grupit të Evropës Lindore. Parimi i rotacionit është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ne do të kërkojmë mbështetje për kandidaturën tonë", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Daniel Mitov para ministrave në fillim të seancës qeveritare, lajmëroi BTA.

Investuam shumë përpjekje, jo vetëm ne, por edhe Kabineti i presidentit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe vetëm Irina Bokova, por i shikoni rezultatet, deklaroi kryeministri Bojko Borisov.

Paraprakisht, kryeministri bullgar, deklaroi se Irina Bokova ishte nominuar për sekretare të përgjithshme të KB-së në ditët e fundit nga kabineti i kryeministrit paraprak Pllamen Oreshanski, ndërsa qeveria e Borisovit pastaj e pranoi këtë vendim dhe zyrtarisht e ka nominuar Bokovan edhe krahas reagimeve të shumta nga vendet perëndimore me ndikim se kandidatura e saj është e papranueshme.

Bokova është drejtoreshë e përgjithshme e UNESKO-s, ndërsa Georgieva është nënkryetare aktuale e Komisionit Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail