"Gazprom" ka marrë leje për ndërtimin e "Rrjedhës turke" nëpërmjet dy traseve

Moskë, 29 shtator 2016 (MIA) - Gjiganti energjetik rus "Gazprom" pas kanaleve diplomatike ka marrë leje për ndërtimin e gazsjellësit "Rrjedha turke" pas dy traseve nëpër ujërat territoriale të Turqisë, lajmëroi TASS.

Nga mesi i këtij muaji "Gazprom" kumtoi se nga Turqia kanë marrë "dritë të gjelbërt" për ndërtimin e pjesës detare nga trasa e gazsjellësit "Rrjedha turke".

Njeriu i parë i "Gazprom"-it, Aleksej Miler deklaroi se kompania ka hasur në "operativitet dhe bashkëpunim" nga ana e partnerëve turq në fazën e parë të realizimit të projektit "Rrjedha turke".

Plani për ndërtimin e "Rrjedhës turke" ishte përpunuar prej se  nën presion të BE-së, dështoi projekti për realizimin e gazsjellësit "Rrjedha jugore". Plani i ri ka parashikuar trasa e këtij gazsjellësi nga bregu rus përmes Detit të Zi të përfundojë në Bullgari, derisa me projektin e ri "Rrjedha turke" gazsjellësi duhet të shkojë deri në Turqi.

Megjithatë realizimi i projektit "Rrjedha turke" ishte ndërprerë pas krizës në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës, të shkaktuar me rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus nga ana e forcave turke mbi kufirin sirian në nëntor të vitit të kaluar.

Me ngrohjen e marrëdhënieve mes të dy vendeve në fillim të verës, një nga marrëveshjet e arritura ka parashikuar edhe ripërtëritje të projektit "Rrjedha turke".

Plani ka parashikuar gazsjellësi të fillojë në bregun e Detit të Zi rus dhe përmes thellësisë së Detit të Zi të dalë në Turqinë veriperëndimore, ndërsa prej atje të vazhdojë deri në kufirin me Greqinë, ndërsa pastaj edhe drejt vendeve ballkanike.

Gjatësia e trasës detare të gazsjellësit duhet të arrijë rreth 910 kilometra, derisa pjesa tokësore nëpër territorin turk do të jetë e gjatë 180 kilometra. Gazsjellësi duhet të ketë katër tuba, nëpër të cilat do të kalojnë 15,75 miliardë metra kub gaz në vit.

Është parashikuar  ndërtimi i "Rrjedhës turke" të kushtojë 11,4 miliardë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail