Në Shqipëri konfisohen mbi tre ton marihuanë e përgatitur për transport

Tiranë, 29 shtator 2016 (MIA)  - Një sasi shumë e madhe hashashi e paketuar është gjetur në fshatin Rremull të rrethit të Matit. Rreth 3 ton drogë ishte e mbledhur dhe po përpunohej, ndërsa në zonën pranë janë gjetur edhe 7 parcela të mbjella me gjithsej 13 mijë rrenjë.

Pronari i magazinës është shpallur në kërkim, ndërsa nga aksioni i policisë në bashkëpunim me prokurorinë nuk është gjetur asnjë person në ndërtese, informon TCH.

Dy javë më parë në një tjetër çështje Prokuroria e Matit u informua për sasinë e drogës që po përpunohej dhe kërkoi nga policia ndërhyrjen, e cila u realizua të mërkurën pasdite.

Aktualisht, ende në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe prokuroria që po kryejnë procedurat. Droga ishte mbjellë në disa parcela me pronarë, por këta të fundit deklaruan se i kishin dhënë me qira.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail