Athina kërkon mënyra për ta zvogëluar presionin nga kriza e refugjatëve ndaj ishujve grekë

Athinë, 30 shtator (MIA) - Në tentim për ta lehtësuar presionin në ishujt në pjesën lindore të Detit Egje, Athina zyrtare, gjoja analizon mënyra që të mundësohet transferimi i refugjatëve dhe migrantëve në kampet e mbyllura në tokë pa e shkelur marrëveshjen midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë për zvogëlimin e fluksit të refugjatëve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga kryeqyteti grek.

Refugjatët dhe migrantët, të cilët në ishujt greke kanë arritur pas 20 marsit, nuk janë përfshirë në të a ashtuquajturën zhvendosje dhe në këtë mënyrë nuk mund në mënyrë të ligjshme të udhëtojnë në një vend anëtar tjetër të BE-së dhe mbesin të bllokuar në ishujt.

"Ata nuk mund të mbesin të bllokuar në programin për zhvendosje në pajtim me vendimin e sjellë në qershor nga ana e Këshillit të punëve të brendshme", deklaroi shefja e shërbimit grek për azil Marija Stavrolulu për "Katimerini".

Përjashtimi i migrantëve të rinj nga skema e zhvendosjes është vendosur me qëllim të dekurajohen migrantët të cilët vijnë në Greqi.

Megjithatë, shkruan "Katimerini" thelbi i problemit është që refugjatët të cilët kanë arritur para 20 marsit kanë arritur në tokë, përderisa ata të cilët kanë ardhur pastaj, janë bllokuar në ishujt derisa nuk përfundon përpunimi i kërkesave të tyre për azil. Ata, kërkesat e të cilëve janë miratuar mund të udhëtojnë në tokë, përderisa migrantët, kërkesat e të cilëve janë refuzuar duhet të kthehen në Turqi.

Nga prilli deri sot në Turqi, në pajtim me marrëveshjen, janë kthyer vetëm 587 migrantë, ndërsa në periudhën e njëjtë janë regjistruar më shumë se 15.000 arritje të reja.

Në tokë ka 6.224 migrantë të cilët kanë të drejtë që të zhvendosen në një vend tjetër anëtar. Vende anëtare të BE-së janë obliguar të pranojnë 8.000 njerëz, por deri më tani janë zhvendosur vetëm 3.407 migrantë.

Kryeministri Aleksis Cipras dhe kryetari i Lezbos, Spiros Galinos të hënën do të mbajnë takim në të cilin do të diskutohet për pasojat nga kriza e refugjatëve në ishull.

"Ky nuk do të jetë vetëm edhe një takim. Pres që Qeveria dhe opozita të japin propozime në drejtim të zhvendosjes së pothuajse 5.500 njerëzve të cilët janë në ishull edhe sot, por, gjithashtu, për mbështetje të bashkësive lokale. Në takim, përveç propozimeve, pres vendime, çdoherë në drejtim të njëjtë", deklaroi Galinos, për agjencinë shtetërore greke të lajmeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail