Dodik: Referendumi o të jetë mënyrë për sjelljn e vendimeve për të gjitha çështjet e rëndësishme

Beograd, 30 shtator 2016 (MIA) - Kryetari i entitetit boshnjak Republika Sërpska, Millorad Dodik, deklaroi se pas referendumit për Ditën e Republikës Sërpska, tani do të punojë në konstatimin e formës së referendumit si mënyrë pë sjelljen e vendimeve për të gjitha çështje e rëndësishme për këtë pjesë administrative të Bosnjë e Hercegovinës, informojnë mediat beogradase.

Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes së socialdemokratëve të pavarur, partia lider i së cilës është, Dodik deklaroi se në referendumin për Ditën e Republikës është konfirmuar vullneti sovran i popullit.

Dodik deklaroi se në periudhën në vijim do të ketë referendume të tjera.

Ai theksoi se RS duhet të përgatitë lista të veta zgjedhore në mënyrë që të mos jetë e varur nga Komisioni qendror zgjedhor i BeH-së. Ai shtoi se referendumet në vijim mund të organizohen në rrugë elektronike, në mënyrë që të zbatohen më lehtë.

Dodik përsëriti se do të japë deklaratë në prokurorinë e BeH-së për mbajtjen e referendumit në RS, por nuk do të shkojë në Sarajevë, por do të flasë ose përmes video-lidhjes ose në ndonjërin nga instiucionet legjislative të Republikës Sërpska.

Ai shtoi se nuk do të përulet që të shkojë në Sarajevë për ta fotografuar mijëra gaztarë.

Ai theksoi se nuk ndjehet fajtor dhe përgjegjës për mbajtjen e referendumit në Republikën Sërpska. Ai përsëriti se për të prokuoria dhe gjykat e BeH-së nuk janë institucione kushtetuese dhe një ditë ato do të shpërbëhen.

Dodik tha se Republika Sërpska së shpejti para Gjykatës Kushtuese të BeH-së do t'i ankimojë të gjitha ligjet, të sjellura në Federatën e BeH-së prej vitit 2014 e deri më tani, për shkak se Dhoma e Kombeve e Federatës BeH nuk e ka numrin e paraparë të serbëve të domosdoshëm edhe me Kushtetutë.

Ai kohë më parë tha se në Gjykatën Kushtetuese të BeH-së do të parashtrojë ankesë për shkak të festimit të 1 marsit si Ditë e Pavarësisë së Bosnjë e Hercegovinës.

"Ajo çka bëri Bakir Izetbegoviq do t'i kthehet si bumerang në kokë", deklaroi Dodik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail