Qytetarët e Malit të Zi sot votojnë në zgjedhjet parlamentare

Podgoricë, 16 tetor 2016 (MIA) - Në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet parlamentare, të katërtat pas shpalljes sl pavarësisë, ndërsa vendvotimet në mbarë vendin janë hapur në mëngjes në orën 7, lajmëron Tanjug.

Votimi konsiderohet si një lloj referendumi "për" dhe "kundër" anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. 

Në zgjedhjet zgjidhen 81 deputetë, ndërsa të drejtë për votim kanë 528.817 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Në zgjedhje marrin pjesë 17 lista, ndërsa censusi zgjedhor arrin tre për qind.

Zgjedhjet i ndjekin më shumë se 2.607 vëzhgues, prej të cilëve 500 janë të huaj.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 20, ndërsa rezultatet e para jozyrtare do të publikohen rreth orës 21.

Në të gjitha zgjedhjet e deritanishme Partia Demokratike e Socialistëve, të kryeministrit Millo Gjukanoviq arrinte fitore të bindshme, së bashku me partnerët e koalicionit - Socialdemokratët dhe disa parti të pakicave. Sivjet, ndërkaq, situata do të jetë e pasigurt deri në momentin e fundit për shkak të opozitës së fortë, e cila, sipas pushtetit, është e financuar nga Moska dhe oligarкë rusë, serbë dhe malazezë.

Analistët parashikojnë se në rast të humbjes të koalicionit në pushtet, vendi do të bëjë kthesë të ashpër në politikën e saj të jashtme dhe kjo mund ta ndezë nacionalizmin, tensionet e brendshme, jostabilitetin dhe përhapjen e krizës në rajon.

Mali i Zi deri tani ka hapur 25 kapituj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është afër mbylljes të dy kapitujave prej tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail