Ishik: Është arritur marrëveshje për pjesëmarrje të Turqisë në operacionin në Mosul

Ankara, 19 tetor 2016 (MIA) - Turqia dhe koalicioni ndërkombëtar antixhihadist i kryesuar nga SHBA-ja, arritën marrëveshje për pjesëmarrje të forcave turke në operacionin për shtypjen e grupit xhihadist Shteti islamik nga qyteti irakian Mosul, kumtoi mbrëmë ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Ishik.

Siç lajmëroi TASS, Ishik theksoi se marrëveshja është konfirmuar pjesëmarrja e Forcave ajrore turke në operacionet në Mosul.

"Pa Turqinë është e pamundur të sillen vendime për të ardhmen e Mosulit", deklaroi Ishik pas përfundimit të takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve nga EVropa Juglindore.

Kryeminsitri turk, Binali Jilldirim dje deklaroi se aeroplanë të Forcave ajrore turke "ende nuk marrin pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit nga SHI-ja", por se "do të përdoren kur të vijë koha për atë".

Me deklaratën e këtillë, Jilldirim e demantoi pohimin e tij paraprak se aeroplanë turq po marrin pjesë në sulmet ajrore të koalicionit në Mosul.

"Forcat tona ajrore marrin pjesë në përbërjen e forcave të koalicionit. Ajo është përgjigje ndaj atyre që thonë se për Turqinë nuk ka vend në operacionin për Mosulin", deklaroi paraprakisht Jilldirim para takimit me deputetët nga partia e tij në pushtet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail