Thaçi: Rama mund të flasë për Kosovën, por jo në emër të saj

Prishtinë, 20 tetor 2016 (MIA) -  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për debatin më të fundit Tiranë-­Prishtinë, ka deklaruar se, deklaratat e kryeministri të Shqipërisë në Beograd kanë qenë të drejta.

Duke folur në emisionin "Opinion", ai shtoi se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nuk janë në dëm të Kosovës, ashtu sikundër vizitat e Ramës në Beograd nuk shkelin raportet me kosovarët, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Sipas Thaçit, Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën, por jo në emër të saj.

"Për Kosovën vendosin institucionet. Për vendimmarrjen e saj vendosin autoritetet. Kosova dhe Shqipëria nuk janë në garë. Rama flet për
Kosovën, por jo në emër të Kosovës", tha ai.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale nga ana e qeverisë shqiptare dhe asaj serbe për autostradën Durrës Nish pa qeverinë e Kosovës, Thaçi deklaroi se një marrëveshje e tillë nuk ekziston në dijeninë e tij.

"Unë nuk e kam lexuar dhe nuk e di që është nënshkruar një marrëveshje por një projekt i tillë nuk ekziston. Unë nuk e kam lexuar", u shpreh Thaçi.

Thaçi nga ana tjetër theksoi se bashkëpunimi Shqipëri­ - Serbi duhet të jetë në nivel të barabartë dhe pa asnjë kompleks inferioritet sepse Beogradi nuk është kryeqytet "engjëll" dhe nuk është as i fuqishëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail