Policia shqiptare ka asgjesuar 1.450 kilogramë marihuanë

Tiranë, 26 tetor 2016 (MIA) - Rreth 1.450 kilogramë kanabis në proces tharje janë sekuestruar në një magazinë në godinën e ish ndërmarrjes së grumbullimit në Mamurras. 

Gjithashtu gjatë aksionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pushkë automatike, Kallashnikov, 1 granatë dore, 1 automatik, fishekë, ventilatorë për përpunim droge , dylbi , kamera vëzhgimi si dhe mjete të tjera elektronike në funksion të procesit të tharjes së bimëve narkotike.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë të vjetër në Mamurras në pronësi të shtetasit Gjelosh Vuksani dhe që ishte marrë me qera nga shtetasi L.M. u gjetën dhe u asgjesua me anë të djegies 1450 kg bimë e dyshuar narkotike cannabis- sattiva në proces përpunimi dhe tharjeje. Gjatë ndërhyrjes u arrestuan në flagrancë 6 shtetas si dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Ndërkohë në gjendje të lirë janë proceduar penalisht edhe 2 elektriçistë", thuhet në njoftimin e policisë.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policie, mes tyre Forcat Speciale nga Tirana, Forcat Operacionale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail