Hyseni: I gjithë spektri të bëhet bashkë në luftën kundër ekstremizmit

Prishtinë, 27 tetor 2016 (MIA) - Në konferencën dyditore me temë "Së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm", të mbajtur në Prishtinë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se vlerat e mira fetare që shfaqen në Kosovë mund të ruhen vetëm nëse spektri politik bëhet bashkë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit.

Sipas tij, ministria e Punëve të Brendshme ka ndërtuar një strategji të shkëlqyeshme për t'iu kundërvënë kësaj të keqe, mbi të cilën ka pronësi gjithë spektri i gjerë në vend.

"Në MPB kemi vendos theksin te parandalimi i këtyre dukurive dhe kemi realizuar fushatat vetëdijësuese që kanë për qëllim ruajtjen e islamit, e cila është feja më e mirë që predikon paqe dhe të tillë do të mundohemi ta mbajmë ende. Përgëzoj imamët që kanë bërë aq shumë punë për të ruajtur frymën e fesë islame", ka thënë Hyseni.

Ai falënderoi shumë institucionet ndërkombëtare që kanë ndihmuar shumë Kosovën për të parandaluar dhe luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin si UNDP-në, OSBE-në dhe Bashkimin Evropian për ndihmën e pakursyer.

"Kosova tashmë ka pesë qytete anëtare të rrjetit që u lansua nga Obama, dhe presim shumë nga ky anëtarësim pasi që jemi pjesë e koalicionit global kundër ekstremizmit. Vizita ime nëpër qytete kishte për qëllim për të quar mesazhin dhe kundërmesazhin në raport me ekstremizmin, sepse si shoqëri duhet ta mbajmë theksin te parandalimi, e këtë e bën policia e Kosovës në mënyrë të jashtëzakonshme dhe përballjen me luftëtarët e huaj", tha më tutje Hyseni, duke shtuar se Ligji i miratuar në Kosovë sanksionon qartë pjesëmarrjen në luftëra të huaja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail