Obama dhe Erdogani me bisedë telefonike planifikojnë veprimtaritë kundër SHI-së

Uashington, 27 tetor 2016 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka ndërhyrë personalisht në një mosmarrëveshje midis Turqisë dhe Irakut për luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, është zotuar se do t’i bashkohet luftës për të çliruar qytetin irakian të Mosulit nga Shteti Islamik, pavarësisht kundërshtimeve nga Bagdadi.

Obama, në një bisedë telefonike me Erdoganin, theksoi nevojën për një bashkëpunim më të afërt midis Ankarasë dhe forcave amerikane dhe irakiane, transmeton REL.

Ai bëri thirrje për dialog të vazhdueshëm, për të përcaktuar nivelin dhe formën e ndërhyrjes së Turqisë.

Erdogan, më herët, ka shprehur zemërimin e tij se Turqisë nuk i është kërkuar të përfshihet më shumë në operacionet në Mosul, i cili ka qenë dikur pjesë e Perandorisë Osmane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail