Kosova jep kushte të reja për vazhdimin e dialogut me Serbinë, Beogradi i hedh poshtë

Beograd, 27 tetor 2016 (MIA) - Sot do të mbahet takimi i Qeverisë së Serbisë ku pritet që të vendoset "për kushtet e reja të vendosura nga Prishtina për të vazhduar dialogun".

"Nëse Prishtina beson se duhet të diskutohet përmes kushteve dhe ultimatumeve dhenuk ësht e gatshme që të flasë në mënyra të tjera dhe në qoftë se ajo që është thënë janë kushte për vazhdimin e dialogut, atëherë kjo do të thotë se ata heqin dorë nga dialogu dhe se s`do të ketë dialog", tha Marko Gjuriq për mediat serbe, njofton Bota Sot.

"Situata në çdo rast është shumë serioze dhe publiku do të informohet për hapat e mëtutjeshëm", ka thënë ai.

Kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri dje prezantoi para komisionit parlamentar një dokument, të dorëzuar në Bruksel, i cili i përmban pikat ose kushtet e Prishtinës për t'i vazhduar bisedimet me Beogradin.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia aspak nuk planifikon që të bisedojë për kushtet e reja të Prishtinës dhe se dialogu i Brukselit do të ketë ose status neutral – ose nuk do të ketë fare dialog.

"Në qoftë se këto janë kushtet, nuk ka dialog dhe ky nuk është më problem në Serbi. Dialogu do zhvillohet si neutral lidhur me statusin e Kosovës,  ose nuk do të ketë fare dialog. Serbia është plotësisht e qartë. Në këto kushte me siguri nuk do të ketë dialog", tha Daçiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail