Nikoliq: BE-ja e bëri rutën e emigrantëve përmes Maqedonisë dhe Serbisë

Moskë, 28 tetor 2016 (MIA) - Bashkimi Evropian vet e krijoi marshutën e emigrantëve përmes Maqedonisë dhe Serbisë, të cilat janë jashtë nga BE-ja, ndërsa me lehtësim ka mundur t'i kthejë emigrantët të kalojnë nëpër vendet anëtare Bullgarinë dhe Greqinë, deklaroi presidenti serb Tomislav Nikoliq në një intervistë për televizionin "Rasha tudej", transmeton TASS.

"Serbia tani ka resurse të mjaftueshme, durim dhe mirëkuptim, që t'i pranojë të gjithë emigrantët të cilët arrijnë në vend", tha Nikoliq.

Ai shtoi se derisa kufijtë e BE-së janë të hapura, Serbia do të vazhdojë të kujdeset për refugjatët, posaçërisht për fëmijët, t'u sigurojë ndihmë mjekësore dhe t'u ndihmojë ta mbijetojnë dimrin, të bëjë gjithçka që është e mundur që të mund të vazhdojnë drejt vendeve veriore evropiane. Ai megjithatë, shtoi se Bashkimi Evropian nuk i ndihmon Serbisë në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Nikoliq thotë se Serbia nuk është kundër hapjes së kufijve por do të jetë "e çuditshme" nëse Austria, Gjermania dhe vendet e tjera ndalojnë së pranuari emigrantë.

"Ne vetëm duam që BE-ja të na paralajmëroj për planet për emigrantët, nëse ekzistojnë plane të tilla. Ne nuk kërkojmë ndihmë, vetëm duhet ta dimë sa gjatë dhe sa migrantë planifikon të pranojë BE-ja dhe kur do të ndalojë ta bëjë këtë", saktëson Nikoliq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail