Vdes në paraburgim aktivisti i Vetëvendosjes, Astridt Dehari

Prishtinë, 6 nëntor 2016 (MIA) - Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka ndërruar jetë dje në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit. Astrit Dehari ka ndërruar jetë gjatë transportit nga dhomat e paraburgimit për në Spitalin Rajonal të qytetit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës deklaroi se në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik”, thuhet në një njoftim të institucioneve të Kosovës.

Ndërkohë, policia e Prizrenit thotë se viktima ka përdorur disa ilaçe e më pas ka rënë në koma.

Nexhmi Krasniqi, drejtor i Policisë, deklaroi se policia është duke kryer procedurat e nevojshme.

“Të gjitha ekipet policore së bashku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u kryer procedurat e nevojshme,” tha Nexhmi Krasniqi, drejtor i Policisë së Prizrenit.

Astrit Dehari ka qenë njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti. Para dy ditësh, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku sipas tyre padrejtësisht po mbahej prej 67 ditëve, Astrit Dehari.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail