Thaçi i uron Trampit fitoren

Prishtinë, 9 nëntor 2016 (MIA) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Donald Trampin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se miqësia mes dy vendeve është bazë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, transmeton "Koha Ditore".

"Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë, do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global", ka shkruar Thaçi.

"Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Sekretares Klinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës", përfundon urimin e tij presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail