Parlamenti malazez e zgjodh Qeverinë e re

Podgoricë, 28 nëntor 2016 (MIA) - Parlamenti malazez sot e zgjedh Qeverinë e re, të cilën do ta propozojë mandatari i zëvendëskryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet (DPS) Dushko Markoviq.

Në Qeverinë e re, krahas DPS-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Partisë Boshnjake, Partisë Socialdemokrate, Koalicionit të partive shqiptare dhe Iniciativa qytetare kroate, njoftoi Tanjug.

Opozita nuk merr pjesë në seancë. Ata paralajmëruan se në seancat e Parlamentit nuk do të marrin pjesë derisa nuk e fitojnë epilogun gjyqësor për ngjarjet nga dita e zgjedhjes më 16 tetor.

Për nënkryetar të Qeverisë së re janë propozuar Milutin Simoviq (DPS), i cili do ta udhëheqë edhe dikasterin e bujqësisë. Zoran Pazhin (DPS), i cili sërish do të jetë ministër i Drejtësisë, si dhe Rafet Husoviq (BS) dhe Marija Vuçinoviq (HGI).

Ministër i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit është kandiduar Pavle Raduloviq, ndërsa i Sportit dhe Kulturës Nikolla Janoviq dhe Janko Lumoviq. Për dikasterin e Punëve të Brendshme është propozuar Mevludin Nuhoxhiq,  për Administratën publike Suzana Pribiloviq, i Punëve të Jashtme Sërgja Darmanoviq, ndërsa i Integrimeve Evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq, transmetojnë mediat në Podgoricë.

Ministrinë e Arsimit duhet ta udhëheqë Damir Shehoviq, Financat Darko Radunoviq, resorin e Shkencës Sanja Damjanoviq, ndërsa ministër i Mbrojtjes është propozuar Predrag Boshkoviq.

Bordi kryesor i DPS-së sot paradite unanimisht e mbështeti propozimin e Markoviqit për përbërjen e qeverisë së re.

Bordi kryesor i DPS-sç, siç kumtoi partia, sot dha pëlqim edhe për Marrëveshjen për veprim të përbashkët politik dhe formim të shumicës parlamentare dhe pjesëmarrje në Qeverinë e Malit të Zi për mandatin 2016-2020.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail