Koxias në samitin e NATO-s në Bruksel

Athinë, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias sot dhe nesër do të qëndrojë në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin e fundit të NATO-s gjatë këtij viti, në të cilin do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri.

Samiti do të fokusohet në bashkëpunim të NATO-s me BE-në dhe veçanërisht në lidhje me zbatimin e dispozitave nga Deklarata e përbashkët e marrëdhënieve të NATO-s dhe BE-së, të nënshkruar në margjinat e Samitit të NATO-s në Varshavë në korrik.

Në Bruksel do të mbahet edhe takim i Këshillit veri-atlantik në të cilin do të marrin pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të Finlandës dhe Suedisë dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini.

Siç kumtoi MPJ-ja greke, anëtarët e Këshillit Veri-atlantik do të fokusohen edhe në përpjekjet e Aleancës për realizimin e stabilitetit dhe përforcimin e sigurisë në Mesdheun Jugor dhe të Ballkanit Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail