Nishani: Sivjet dy miliardë euro përfitim nga trafikimi me marihuanë

Tiranë, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Gjithsej dy miliardë euro është fitimi në Shqipëri gjatë këtij viti nga trafikimi i paligjshëm me marihuanë.

Këtë e konfirmoi presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, duke shtuar se të dhënat i ka marrë nga institucionet kompetente në vend.

Duke qenë mysafir në televizionin "Ora News", Nishani vlerësoi se situata është serioze dhe se ai nuk do të heshtë për këtë.

"Thirra mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Informacionet që vinë te unë tregojnë se mesatarisht është një përfitim për këtë vit prej 2 miliardë eurosh nga trafikimi i lëndëve narkotike. Paramendoni, ne buxhetin e kemi 5 miliardë dollarë", theksoi Nishani.

Sipas tij nëse në 2008-2009 autoritetet italiane kanë konfirmuar se kanë sekuestruar 1.6 ton në vit, tani kemi 3-4 ton në javë.

"Kjo do analizë. Duhet të ulemi dhe të tregojmë platformë dhe aksion konkret. Situata është serioze. Nuk kam ndërmend të ul zërin dhe jo e jo të shuaj zërin institucional.", deklaroi Nishani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail