Komplikohen marrëdhëniet greke-turke

Athinë, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias dje u takua me kolegun e tij turk Mevlud Çaushoglu në margjinat e samitit vjetor të OSBE-së në Hamburg, në kushte të eskalimit të tensioneve të shkaktuara nga retorika e Ankarasë dhe deklaratës së ministrit grek të Mbrojtjes Panos Kamenos i cili e quajti Rexhep Taip Erdoganin "diktator të pamëshirshëm i cili i kërcënohet Greqisë".

"Nëse Turqia i kërcënohet vendit tonë, ata do të përballen me përgjigjen tonë dhe do të dinë se ne nuk do të bëjmë lëshime në emër të diplomacisë për çështje lidhur me sovranitetin kombëtar", tha Kamenos në një intervistë të dhënë në radio duke u përqendruar në deklaratat e fundit të Erdoganit për rishikimin e Marrëveshjes së Lozanës nga viti 1923 me të cilën u konfirmuan kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, si dhe në deklaratat e politikanëve të tjerë turq të cilët e kontestojnë sovranitetit grek ndaj shumë ishujve në pjesën lindore të Detit Egje.

Vërejtjet e Kamenos, lideri i partnerit më të vogël të koalicionit qeveritar Grekët e pavarur, shkaktuan koment të ashpër të zëvendëskryetarit të parlamentit turk, Tugrull Turkes, i cili e përshkroi vendin e tij si garanci të pushtetit në tërë territorin e Qipros, e jo vetëm të pjesës veriore, përderisa deputet i Partisë Popullore Republikane opozitare (CHP) Tanxhu Oxhan deklaroi se do të vendosë flamur turk në 18 ishuj grekë.

"Do të shkoj në ishujt dhe nëse duhet, personalisht do të ngre flamur turk. Atëherë do ta ul flamurin grek dhe përmes postës do t'ia dërgojë Qeverisë greke", deklaroi ai në Parlamentin turk.

Retorika më e re e ashpër midis dy vendeve, vjen si rezultat i kërkesës për ekstradimin e tetë oficerëve turq të cilët ateruan në Greqi në korrik gjatë tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në vend.

Gjykata greke e hodhi poshtë kërkesën për ekstradimin e Ankarasë për dy nga oficerët, dy ditë pasi një gjykatë tjetër e përbërë nga gjykatës të ndryshëm miratoi ekstradim të tre oficerëve të tjerë turq. Të hënën, një gjykatë tjetër refuzoi ekstradimin e edhe tre oficerëve. Gjykatësit të cilët e refuzuan kërkesën për ekstradim e pranuan rastin e parashtruar nga ana e oficerëve turq se nuk do të kenë gjykim korrekt përderisa kthehen në Turqi dhe se siguria e tyre do të rrezikohet.

Aktgjykimet kontradiktore shkaktuan debat midis ekspertëve ligjorë në Greqi, nga të cilët shumica konstatuan se gjykatat greke duhet t'i respektojnë ligjet evropiane për të drejtat e njeriut dhe parimet bazë të Këshillit të Evropës dhe të mos praktikojnë "diplomaci të politikanëve".

Kundër tre aktgjykimeve është parashtruar ankesë dhe tani do të shqyrtohen nga ana e Gjykatës supreme. Nëse edhe kjo Gjykatë e hedh poshtë kërkesën për ekstradim të Ankarasë, atëherë vendimin e fundit do ta sjell ministri i Drejtësisë, Stavros Kontonis.

Burime diplomatike për "Katimerini" deklaruan se madje edhe nëse Gjykata supreme dhe ministri i Drejtësisë vendosin në dobi të ekstradimit, kjo nuk do të ndodh menjëherë, sepse të gjithë të tetët veç më kanë ngritur procedurë për azil të cilat nuk do të përfundojnë para prillit të vitit të ardhshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail