Lavrov: Po tentojnë ta vendosin Malin e Zi në NATO para largimit të Obamës

Hamburg, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov sot deklaroi se po tentojnë ta vendosin në derë të vogël Malin e Zi në NATO para skadimit të mandatit të presidentit të SHBA-së, Barak Obama.

"NATO-ja po e përparon infrastrukturën drejt kufirit të Rusisë. Për herë të parë pas shumë viteve, SHBA-ja vendos arsenal të rëndë në shtetet baltike", deklaroi Lavrov në margjinat e mbledhjes ministrore të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë në Hamburg.

Ai përsëriti se pastaj Aleanca nuk do të pranojë anëtare të reja.

"Ekzistojnë tentime frenetike që Mali i Zi të hyjë në derë të vogël në NATO, e askush të mos e pyet popullin e atij vendi se çka dëshiron dhe nuk do të ishte dëm nëse për këtë çështje ekzistonin konsultime", tha Lavrov.

Ai vlerësoi se "qëllimi është që Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s  para përfundimit të mandatit të Barak Obamës".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail