Xhanikli. Referendumi për ndryshimet kushtetuese do të mbahet më së voni deri në maj

Ankara, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Autoritetet turke planifikojnë deri në maj të vitit të ardhshëm të organizojnë referendum për ndryshimet kushtetuese të cilat parashikojnë  autorizime më të gjëra të presidentit të shtetit, deklaroi sot zëvendëskryeministri turk Haber Nuretin Xhanikli.

"Partia qeveritare për drejtësi dhe zhvillim (AKP) sot në Parlament do ta parashtrojë propozimin për reforma kushtetuese, ndërsa Partia opozitare e Aksionit Nacional (MHP) do ta përkrahë. Referendumi, duket se do të organizohet në mars ose prill, por mundet edhe në maj", deklaroi Xhanikli.

Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen prej të paktën 330 nga gjithsej 550 parlamentarëve, ndërsa pastaj qytetarët, do të shprehen në referendum. Për momentin, AKP ka 316 deputetë, ndërsa MHP - 39.

Lideri i MHP-së, Devlet Bahçeli dje konfirmoi se nuk është kundër propozim-ligjit të tillë.

Xhanikli, mes tjerash, e përjashtoi mundësinë për zgjedhje të parakohshme para vitit 2019, për kur janë parashikuar  zgjedhje të rregullta presidenciale dhe parlamentare.

Kundërshtarët e Erdoganit megjithatë druajn; se ndryshimi eventual mund të sjellë deri te rritja e autoritarizmit në vend, e cila veçmë duron kritika nga partnerët perëndimor për shkak të  të drejtave dhe lirive të njeriut të kufizuara, veçanërisht pas ngjarjeve të cilat vijuan pas përpjekjes për grusht shtet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail