Në Shqipëri nga gripi kanë vdekur katër persona

Tiranë, 6 janar 2017 (MIA) - Nga gripi në Shqipëri vdiqën katër persona.
"Kemi pasur 4-5 vdekje gjatë kësaj periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë. Gripi është bërë komplikacioni që i ka çuar në atë gjendje", thotë mjeku pneumolog Arjan Mezini.

Komplikacionet e këtij gripi, siç theksojnë edhe mjekët pneumologë, mund të shkaktojnë pasoja fatale për jetën, ku më të rrezikuarit mbeten ata që vuajnë nga sëmundjet pneumoni kronike, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Për televizionin e Tiranës Top Channel ai konfirmoi se duke filluar nga 31 dhjetori ka patur një fluks që s'është i zakonshëm për urgjencën e spitalit tonë. Bëhet fjalë për 70 deri në 100 persona në ditë, që janë trefishi i ngarkesës të një dite të zakonshme. Kemi kaluar në shërbim të përforuar me 3 mjekë", thotë Mezini.

Mjeku pneumolog paralajmëron se kjo situatë e rëndë gripale do të vazhdojë. "Do ketë një rritje, 2 javët e ardhshme do të jenë shumë problematike dhe më pas, si çdo cikël, do të vijë duke rënë", shton Mezini.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail