Hoxhaj: Pas rastit të Haradinajt duhet të rishikohet qasja dhe dialogu me Serbinë

Shkup, 7 janar 2017 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media tha se pas rastit të arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duhet të rishikohen raportet, qasja dhe dialogu me Serbinë.
Ai tha se Serbia po e keqpërdorë INTERPOL-in dhe dialogun me Kosovën.
Ministri i Jashtëm po ashtu theksoi se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Francës dhe ia ka sqaruar deri në detaje rastin.
Hoxhaj tha se është befasuar me njohuritë që kishte ministri i jashtëm francez për rastin, por siç tha Hoxhaj në shtetet demokratike gjyqësori është i shkëputur nga politika.
Ai sqaroi se lidhur me arrestimet për shkak të fletë arresteve ndërkombëtar të Serbisë ka parandaluar disa raste të arrestimeve të qytetarëve të Kosovës.
Ministri i jashtëm kosovar theksoi se ka informata që Serbia ka zgjeruar listën e personave për të cilat ka lëshuar ose pritet të lëshojë fletë arreste ndërkombëtare për qytetarët e Kosovës.
Duke folur për ndalimin e Haradinajt në Francë, Hoxhaj tha se Kosova ka shkuar me reciprocitet, duke ia ndaluar presidentit serb, Tomislav Nikoliq vizitën në Kosovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail