Temperatura ekstrem të ulëta në Kroaci, BeH dhe Serbi

Zagreb, 8 janar 2017 (MIA) - Për shkak të valës së ftohtë sot në Kroaci në fuqi është paralajmërimi i kuq i meteoalarmit.
Derisa ditëve paraprake paralajmërimi vlente vetëm për bregdetin, sot alarmi i kuq vlen edhe për rajonin e Sllavonisë.
Në Sllavonski Brod në mëngjes janë matur minus 19,9 gradë Celsius, ndërsa në Osijek minus 18.
Në Zagreb temperatura është ulur deri minus 8,2 gradë, në Split minus 4,5, ndërsa në Dubrovnik minus gjashtë gradë Celsius.
Edhe në pjesën më të madhe të Bosnjë e Hercegovinës në mëngjes ka pasur temperatura polare, ndërsa më së ftohti ka qenë në Sokoc me minus 28 gradë Celsius.
Sipas të dhënave të Entit republikan serb hidrometeorologjik, në mëngjes më së ftohti ka qenë në Sjenicë, ku janë matur minus 27 gradë Celsius, e pastaj vijojnë Leskovci me minus 25, Kopaoniku me minus 24 dhe Kurshumlija me minus 23 gradë.
Meteorologët parashikojnë se moti i ftohtë në Serbi do të jetë deri të mërkurën me temperatura prej minus 18 deri minus 10, ndërsa në male deri minus 25 gradë Celsius.
Për temperatura ekstrem të ulëta llogariten temperaturat në vendet më të ulëta prej minus 20 deri minus 16, ndërsa në vendet më të larta nën minus 20 gradë Celsius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail