Prokuroria serbe urdhëroi zgjerim të hetimit kundër Ramush Haradinajt

Prishtinë, 11 janar 2017 (MIA) - Prokuroria e Krimeve të Luftës i ka dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë urdhëresën për zgjerimin e aktakuzës kundër Ramush Haradinajt me prova të reja, shkruajnë mediat në Serbi.

Siç transmetojnë mediat kosovare, urdhëresa do të përkthehet deri në fund të kësaj jave dhe do të dërgohet në Francë lidhur me një vendim për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, i është thënë agjensisë Tanjug në Ministrinë e Drejtësisë, raporton B92.

Ministria e Drejtësisë e ka përcjellur në Francë kërkesën për ekstradimin e Haradinajt me dokumentacionin shoqërues, për hetimin e krimeve për të cilat është i dyshuar dhe që është inicuar në vitin 2004.

Urdhëresa për zgjerimin e hetimeve ka të bëjë me veprat të cilat nuk ishin të përfshira në hetimin kundër Haradinajt, që është udhëhequr që nga viti 2004, e në bazë të të cilit është lëshuar urdhër arresti ndaj tij.

Serbia e kërkon Haradinajn për krime që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës e për të cilat Tribunali e kishte liruar.

Autoritetet gjyqësore serbe pretendojnë se kanë prova të reja që nuk janë paraqitur në Hagë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail