Eide: Negociatat e Gjenevës nuk pritet të sjellin deri në marrëveshje gjithëpërfshirëse për Qipron

Gjenevë, 11 janar 2017 (MIA) - Madje edhe nëse negociatat arrijnë sukses në zgjidhjen e çështjes qipriote këtë javë në Gjenevë, ato nuk do të arrijnë t'i definojnë të gjithë hollësitë e nevojshme për marrëveshje githëpërfshirëse, deklaroi përfaqësuesi i posaçëm i KB-së për Qipron Espen Bart Eide.
Delegacionet, të cilët i përfaqësojnë grekët qipriotë dhe turqit qipriotë do të mbërrijnë deri në pjesën më delikuente të negociatave më vonë sot kur do të këmbejnë harta në të cilat shfaqet se si secila nga palët dëshiron të jetë territor i ndarë në Qipron e ardhshme federale.
"Kjo është çështje, që ka karakter emocional", deklaroi Eide, duke shpjeguar se hartat do të tregojnë se cilët territore nga turqit qipriotë duhet t'u kthehen grekëve qipriotë - 40 vite pas ndarjes së ishullit.
Nesër presidentit qipriot Nikos Anastasiadis dhe liderit të turqve qipriotë Mustafa Akanxhi do t'u bashkangjiten ministrat e punëve të jashtme të Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe me qëllim që të bisedojnë për angazhmanet e jashtme për sigurinë e Qipros së ardhshme të bashkuar.
Eide shfaq shpresë se të dyja palët në negociata do të arrijnë t'i tejkalojnë problemet e tjera dhe të dakordohen për sigurinë me garantuesit, por theksoi se ky nuk do të jetë teksti përfundimtar i marrëveshjes.
"Nuk presim se do të kthehemi nga Gjeneva me marrëveshje të plotë në duar", theksoi Eide.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker sot deklaroi se negociatat midis të dy palëve të ishullit etnikisht të ndarë paraqesin "me të vërtetë shans të fundit" për bashkim të sërishëm të ishullit dhe shfaqi shpresë se do të kenë sukses.
"Është e rrezikshme, por kur bëhet fjalë për paqe dhe të ndërmaerrë rreziqe. Kur bëhet fjalë për paqe, ata të cilët nuk do të ndërmarrin rreziqe, ndërmarrin rrezik më të madh", potencon Junker.
"Mendoj se erdhi koha për bashkim të ishullit. Liderët e të dy bashkësive po bëjnë punë të shkëlqyeshme dhe shpresoj se nesër do të arrijmë që pozitivisht t'i përfundojmë negociatat në Gjenevë", konkludoi kryetari i Komisionit Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail