AAK: Vendimi i gjykatës franceze është drejtësi jo e plotë

Prishtinë, 12 janar 2017 (MIA) - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në vend.
AAK, transmetojnë mediat kosovare, konsideron se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t'i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.
"Ne apelojmë tek organet e dreqësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t'i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi", thuhet në reagim.
Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të Haradinajt në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për Haradinajn të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, siç e meriton vetë lideri i AAK-së.
"Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i iniciuar me fletë arrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt", thuhet në reagim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail