Parlamenti turk i miratoi amandamentet kyçe të reformave kushtetueseAnkara, 13 janar 2017 (MIA) - Parlamenti i madh popullor turk gjatë natës së kaluar i miratoi amnadamentet kyçe të Kushtetutës, me të cilat presidentit të shtetit i mundësohet të sundojë me anë të dekreteve dhe të jetë anëtar i ndonjë partie politike. Me këtë, siç vlerësojnë analistët në Ankara, Turqia bëri hap prapa drejt zë[vendësimit të sistemit të tanishëm parlamentar me një sistem presidenciaë, me çka edhe juridikisht do të rregullohet pushteti i përforcuar ekzekutiv i presidentit Rexhep Taip Erdogan. Falë mbështetjes së Partisë djathtiste të Aksionit Nacionalist (MHP), partia islamiste-konservatore në pushtet, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e Erdoganit arriti të sigurojë shumicë në Parlament për miratimin e reformave kushtetuese. Amandamentet të cilat u miratuan natën e kaluar e rregullojnë rolin kontrollues të Parlamentit ndaj pushtetit ekzekutiv, lejojnë që shefi i shtetit të jetë anëtar i një partie politike dhe të kryejë funksione në të dhe i konfirmojnë kompetencat e shtuara ekzekutive të shefit të shtetit, përfshirë edhe të drejtën e tij për të udhëhequr me anë të dekreteve. E tërë pakoja e reformave kushtetuese përbëhet nga 18 amandamente, të cilat pas miratimit të veçantë, duhet të votohen nga ana e parlamentit edhe në tërësi, pas çka për ndryshimet duhet të deklarohen edhe qytetarët në referendum.
|